LAJMI I FUNDIT:

Mos vozitni, hani pica!

Mos vozitni, hani pica!

Për të parandaluar ngritjen e numrit të aksidenteve rrugore, të cilat i shkaktojnë vozitësit më të vjetër se 70 vjeç, policia në Tokio ka ardhur deri tek një ide "gjeniale". Nëse e kthejnë lejen e vozitjes, pensionistët do të mund të hanë pica.

Aksidentet e trafikut në Tokio ku janë të përfshirë vozitësit më të vjetër se 70-vjeç, gjatë gjashtë viteve të fundit, janë ngritur për 30 për qind, sqaron policia e Tokios.

Mu për këtë shkak, policia gjatë muajit prill do të nisë një fushatë me anë të së cilës dëshiron të zvogëlojë numrin e njerëzve të cilit vozisin, përkundër moshës së tyre të shtyrë.

"Ju faleminderit që mendoni të ktheni lejen e vozitjes kur të fillojë t’ju kaplojë frika apo kur familja juaj të bëhet merak për shkak të vozitjes tuaj", thuhet në broshurën e fushatës.


Në fushatë do të marrin pjesë 39 biznese dhe ofrues të ndryshëm të shërbimeve të cilët personave, që do të kthejnë lejet e tyre të vozitjes, do t’iu mundësojnë lirime çmimesh.

Ata do t’i ofrojnë, sa për ilustrim, tretmane nga terapeutët fizikal, lirime për hyrje në park dhe ushqime shtesë në piceri. Bizneset e mëdha premtojnë edhe dërgime të dhuratave në adresë të shtëpive të tyre, derisa një bankë u ofron kamata më të larta kursimi.