LAJMI I FUNDIT:

Vendos miun në bukë dhe kërcënon furrtarin

Vendos miun në bukë dhe kërcënon furrtarin

Një 34-vjeçar nga qyteti slloven, Slovenj Gradec, do të mund të dënohet deri në pesë vjet burg për tentim të shantazhimit të një furre në këtë qytet. Ai e ka shantazhuar pronarin e furrës duke pohuar se ka gjetur një mi në bukë.

Pasi që nga furrtari i tmerruar veçse ka marrë një mijë euro “dëmshpërblim” për të mos folur, ai i ka dërguar atij një letër, ku ka kërkuar edhe dhjetë mijë euro të tjera, duke e kërcënuar se tregimin mbi miun në bukë do t’ia dorëzonte mediave, kanë njoftuar mediat sllovene duke u thirrur në burime policore.

Policia ka zbuluar se shantazhisti e kishte vendosur vet miun në bukë.