LAJMI I FUNDIT:

Elefantët kundër votuesve

Elefantët kundër votuesve

Banorët e një fshati në Sri Lankë nuk kanë mundur t’i qaseshin vendvotimit sepse fshati i tyre ishte rrethuar nga një tufë elefantësh të egër. Për t’iu mundësuar qytetarëve të merrnin pjesë në zgjedhje, autoritetet kishin dërguar në terren forca të njësisë speciale të pajisura mirë.

Që banorët e një vendi në Sri Lankë të mund të kryenin obligimin e tyre qytetar dhe të dilnin në zgjedhje, është dashur të intervenojnë njësitë speciale ushtarake, që të largonin tufën e elefantëve të egër të cilët kishin bllokuar qasjen në një vendvotim.

Në fakt, banorët e fshatit Velaveli kishin lajmëruar autoritetet se nuk mund të dilnin në zgjedhje sepse elefantët ua kishin zënë rrugën, prandaj ata dërguan forcat komando në mjete të blinduara, të pajisur edhe me megafonë të fuqishëm për të ndjekur tufën.

Aksioni ka qenë i suksesshëm, andaj banorët e Velavelit, kanë arritur të dalin në zgjedhjet e para lokale gjatë 14 vjetëve të fundit.