LAJMI I FUNDIT:

Shkojnë në pushim, shpallen të humbur

Shkojnë në pushim, shpallen të humbur

Një çift australian të hënën, me t'u kthyer nga pushimi, në shtëpi kanë gjetur policinë e cila po përgatitej të mbante konferencë për shtyp në lidhje humbjen e tyre të dyshimtë.

Vajza e “të humburve” William dhe Heather Ostell, Angela, nuk ishte dëgjuar me prindërit e saj për disa ditë rresht. Kur ajo ka shkuar në shtëpinë e tyre në Melbourne, ka parë se dyert e shtëpisë nuk kanë qenë të mbyllura, se makina ishte zhdukur dhe se qeni i tyre kishte mbetur vetëm në shtëpi.

Ajo ka thirrur policinë dhe i ka lajmëruar ata se i janë zhdukur prindërit.

58-vjeçarja Heather Ostell u ka thënë gazetarëve se ka shkuar papritmas me burrin e saj në pushim dhe se nuk kanë mundur të bien në kontakt me vajzën e tyre.