LAJMI I FUNDIT:

Prifti me 230 filma pornografikë

Prifti me 230 filma pornografikë

Policia gjermane ka gjetur rreth 230 filma pornografikë në qelinë e një prifti, i cili jeton në manastirin e shekullit 12 në perëndim të Gjermanisë, shkruajnë mediat lokale.

Deri tek ky zbulim ka ardhur pasi që policia ka arrestuar priftin i cili ka tentuar të vidhte disa DVD me pornografi homoseksuale nga një dyqan seksi në qytetin bavarez Vitzburg të Gjermanisë.

Kur e ka parë shitësi se po vidhte, prifti katërdhjetëvjeçar ka tentuar të ikte, duke i hedhur disqet e vjedhura në kontejnerin e mbeturinave, por policia e kanë zënë dhe e ka arrestuar atë.