LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga padia falë gjinjve të mëdhenj

Lirohet nga padia falë gjinjve të mëdhenj

Një ish-manekine japoneze mund t’i falënderohet gjoksit të saj impozant, sepse falë tij ajo ka shpëtuar nga dënimi me burg.

Serena Kozakura, e cila për shumë vjet ka qenë fotomodele për kostume të larjes, është liruar nga gjykata kur është vërtetuar se ajo, për shkak të gjoksit gjigant, nuk ka mundur të hynte përmes derës së qelisë, për ta vuajtur dënimin.

38-vjeçarja Kozakura vitin e kaluar është shpallur fajtore për dëmtimin e pronës private. Një mashkull e kishte paditur atë për thyerjen e dhunshme të derës së dhomës së tij, derisa ai kishte qenë brenda me një femër tjetër. Ndërkaq ish-manekinia që prej fillimit kishte thënë se ka qenë pikërisht ai i cili e ka bërë vrimën në derë.

Avokatët e Kozakuras, me anë të një maketi të madhësisë së njëjtë me derën e qelisë së burgut, kanë vërtetuar se ajo për shkak të perimetrit të gjoksit prej 110 centimetrash, nuk ka mundur të futej në qeli.


"Gjinjtë e mi e kanë ndryshuar vendimin", ka deklaruar ajo para kamerave të televizionit privat Asahi. "Gjyqtarët kanë qenë shumë të sjellshëm dhe as nuk i kanë rrahur qerpikët. Ma merr mendja se janë shumë mirë të ushtruar", ka thënë ajo.

Gjykata e lartë e Tokios kështu e ka liruar nga padia ish-manekinen gjoksmadhe.