LAJMI I FUNDIT:

Mosha jo gjithmonë çon peshë

Mosha jo gjithmonë çon peshë

Një japoneze 44-vjeçare, nënë e dy vajzave, është bërë boksierja më e vjetër profesionale në këtë shtet, edhe pse kufiri i moshës është 32 vjet, mirëpo Kazumi i ka pasur edhe disa merita qysh më herët.

Kazumi Izaki ka dy vajza 21 dhe 14-vjeçare, ndërsa vet do t’i mbushë qysh javën e ardhshme 45 vjet. Dorëzat e boksit për herë të parë i ka futur në duar në vitin 2001.

"Ka kaluar testin", ka njoftuar të premten Federata Japoneze e Boksit – JBC. "Kjo është leja e saj e parë e lëshuar nga JBC dhe ajo tani është boksierja më e vjetër profesionale në Japoni".

Sipas rregullave të JBC-së, kandidatët duhet të kenë më pak se 32 vjet, por Izaki ka marrë lejen për meçe boksi, pasi që para kësaj kishte fituar kampionatin japonez, por një kampionat i cili nuk është i njohur zyrtarisht.


Hiroaki Yokota deri më tani ka qenë boksieri më i vjetër japonez, por tani i ka 46 vjet dhe nuk dëshiron të ripërtërijë licencën e tij.