LAJMI I FUNDIT:

Macja e trashë bie në darkë

Macja e trashë bie në darkë

Klienti i një restoranti kinez ka marrë kompensim të majmë, pasi që një mace ka rënë mbi të nga tavani derisa ai kishte qenë duke darkuar.

Personi, me emrin Bi, nga Pekini, ishte duke u kënaqur me darkën e tij kur një mace me peshë të madhe ra mbi të nga kulmi i restorantit.

"Isha duke u kënaqur me darkën dhe, papritmas dëgjova një zhurmë mbi kokën time. U shtyva pak përpara dhe hoqa diçka nga koka ime", ka thënë ai.

Macja aterroi në shpinën e tij, duke ia grisur copë e grimë xhaketën me kthetrat e saj.


Pronari i restorantit, Lou, ka pranuar përgjegjësinë, pasi që pjesa e kulmit mbi klientin e rrezikuar ishte zëvendësuar me dërrasa të holla gjatë renovimit të restorantit.

"Nuk e dimë prej nga ka ardhur macja. Duhet të ketë qenë e egër", ka thënë ai.

Zotëriu Lou është pajtuar të paguajë disa qindra juanë si kompensim për zotëriun Bi, raporton “Beijing Times”.