LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet njeriu merimangë

Arrestohet njeriu merimangë

Eksperti francez për pushtimin e ndërtesave të larta, Alain Robert, i njohur si "Spiderman", është arrestuar në Sao Paolo të Brazilit derisa është ngjitur kah maja e njërit prej rrokaqiejve më të lartë të qytetit, ka njoftuar policia lokale të hënën.

36-vjeçari Alain Robert, i cili prej vitit 1994 ngjitet nëpër rrokaqiej pa mjete ndihmëse të sigurisë, është ndaluar të dielën në mbrëmje nga rojat e sigurimit të ndërtesës Edificio Italia, në qendër të Sao Paolos, kur ishte në afërsi të saj.

Sigurimi i ndërtesës e ka kapur atë për nyjë të këmbës dhe e kanë shtyrë të heq dorë nga synimi i tij. Robert është transferuar në stacionin policor prej nga është liruar pas pak kohe, ka theksuar policia.