LAJMI I FUNDIT:

Rezervime për të kryer burgimin

Rezervime për të kryer burgimin

Burgu i qytetit për kriminelë të rinj në Berlin është i stërmbushur andaj mundëson "rezervimin e dhomave" për data më të mëvonshme. Gjermanët e ndershëm zakonisht dëgjojnë dhe paraqiten për kryerjen e dënimit kur atyre ju përshtatet më së shumti.

Burgu në lagjen berlinase Lichtenrade është i menduar që të miturve delikuent tu ofrojë “një goditje të shkurtër dhe të rreptë” në kohëzgjatje deri në katër javë për t’ua tërhequr vëmendjen se krimi nuk guxon të bëhet ves.

Mirëpo 33 krevatet e tij nuk arrijnë të akomodojnë gjithë të dënuarit.

Gjermania shpesh u mundëson kriminelëve që lirshëm të largohen nga gjykata dhe paraqiten në burg atëherë kur iu përshtatet.


Ministrja e gjyqësorit të qytetit Gisela von der Aue ka thënë se janë refuzuar një e katërta, respektivisht 323, e delikuenteve të cilët janë lajmëruar në burg për të shërbyer dënimin.

Për delinkuentët të cilët nuk janë ardhur në radhë në vend të shërbimit “është bërë rezervimi” sepse burgjet e zakonshme në Gjermani nuk janë të autorizuara të akomodojnë të mitur.