LAJMI I FUNDIT:

Kapelat dhe fanellat e “fituesit” në duart e fëmijëve të varfër

Kapelat dhe fanellat e “fituesit” në duart e fëmijëve të varfër

Fanellat dhe kapelat me mbishkrime të "fitores" së ekipit të futbollit amerikan, New England Patriots, i cili në fakt ka humbur trofeun e fundit në ligën amerikane, Super Bowl – kanë përfunduar në duart e fëmijëve të varfër nga Nikaragua.

Qindra kapela dhe fanella, që ishin prodhuar me herët duke shpresuar në fitoren e ekipit Patriot – që ka humbur nga New York Giants – u janë dhuruar fëmijëve në qytetin jugor të këtij vendi, Diriamba.