LAJMI I FUNDIT:

Një i humbur është gjetur në film

Një i humbur është gjetur në film

Një italian i cili ishte zhdukur me 50.000 euro dhe me të dashurën e tij, është gjetur pasi është shfaqur në një film.

Martino Garibaldi, 45-vjeçar, pronar i një dyqani, kishte marrë paratë nga një llogari bankare e familjes, dhe ishte larguar nga Montecalvo.

Përkundër angazhimit të detektivëve nga gruaja për ta kërkuar, ata nuk gjetën asnjë gjurmë.

Një mik duke shikuar filmin "Natale in Crociera", e kishte parë Garibaldin dhe të dashurën e tij në prapavijë.


Filmi ishte incizuar në Republikën Dominikane dhe tani gruaja i ka rënë në gjurmë dhe ka ngritur procedura ligjore duke kërkuar kthimin e parave.