LAJMI I FUNDIT:

Dënohet sepse rrahu një prej 107 grave të tij

Dënohet sepse rrahu një prej 107 grave të tij

Një indonezian 74 vjeç i njohur për martesën e tij me 107 gra, u dënua me burg pasi qëlloi njërën prej tyre, për të cilën dyshonte se nuk i qëndronte besnike, bëri të ditur shtypi në Xhakarta.

Viktima deklaroi se ishte goditur nga bashkëshorti poligam, Abdurahman, që kishte reaguar në prani edhe të tre grave të tjera, saktësoi e përditshmja "Koran Tempo".

Ngjarja ndodhi në ishullin Java, me shumicë myslimane. Poligamia është një praktikë e përhapur në Indonezi, vendi më i madh mysliman në botë, edhe pse statistikat mungojnë.