LAJMI I FUNDIT:

Zgjohet pas 6 muajsh dhe kupton se është bërë nënë

Zgjohet pas 6 muajsh dhe kupton se është bërë nënë

Lisa Allinson kishte rënë në komë para 6 muajsh, kur gjatë lindjes kishte përjetuar komplikime, të cilat kishin ndikuar që ajo të humbte vetëdijen dhe memorien.

Ajo humbi vetëdijen gjatë lindjes së të birit të saj, Benjamin, ndërsa deri më tash është mbajtur në jetë me ndihmën e aparateve mjekësore, ka bërë të ditur gazeta Daily Mirror.

Lisa nuk ka qenë e vetëdijshme se ka lindur fëmijë dhe është befasuar kur e kanë “njoftuar” me të birin e saj.

Pas 6 muajsh të kaluar në spital, ajo tash gjendet në shtëpi të vet. "Është një mrekulli. Nuk kujtoj shumë gjëra, por as që dua t’i kujtoj”, ka thënë Lisa, farmaciste nga Boltoni.


Ndërkaq, bashkëshorti i saj Andy, ka thënë: "Edhe personeli mjekësor është befasuar me shërimin e saj – kjo është një mrekulli”.