LAJMI I FUNDIT:

Vegjetacioni shpëton jetën e një piloti

Vegjetacioni shpëton jetën e një piloti

Një pilot kenian, i cili pas rrëzimit të helikopterit të tij, në një pyll të dendur, kishte mbijetuar më shumë se një javë duke ngrënë vetëm gjethe dhe duke pirë urinën e tij – ka thënë se, do të vazhdojë të fluturojë, përkundër aksidentit të dytë të përjetuar brenda dy viteve të fundit.

Kapiteni Solomon Nyanjui ishte shpallur i zhdukur, pas rrëzimit të helikopterit të tij, kah mesi i muajit nëntor, gjatë një fluturimi prej qytetit Isiolo drejt kryeqytetit Nairobi.

Megjithatë, falë vegjetacionit të dendur në atë pjesë ku është rrëzuar, rënia e tij drejt tokës ishte zbutur ndjeshëm, dhe ai ka arritur të mbijetojë.