LAJMI I FUNDIT:

Thyen dyqanin për të fjetur

Thyen dyqanin për të fjetur

Një turist irlandez është arrestuar në Bullgari, për shkak se kishte hyrë me dhunë në një shitore mobilesh për të fjetur, pasi që nuk kishte mundur të gjente hotelin e tij.

David Gibbons, 30-vjeçar, është arrestuar kur punëtorët e kësaj shitoreje kishin arritur në mëngjes për t’ia filluar punës, ndërsa kishin dëgjuar gërhitjen e tij. Ai tashmë ballafaqohet me akuzë gjyqësore dhe mund të dënohet deri në 2.000 funte.

Gibbons ishte në pushime në ski-qendrën Bansko dhe kishte humbur rrugën për në hotel, pasi ishte dehur për merak me shoqërinë e tij në një lokal nate. Ai ka hyrë në shitoren e mobileve duke e hapur derën me dhunë.

"Ai u tregua kundërshtues kur policia u përpoq ta ngrinte nga shtrati – dhe besojmë se ka qenë i dehur. Iu nevojit goxha do kohë derisa e kuptoi se ku gjendej”, ka thënë ndërkaq policia.