LAJMI I FUNDIT:

Asgjë prej seksit

Asgjë prej seksit

Apartamentet luksoze me krevate në aeroplanin e ri, Airbus A380, të Singapore Airlines (SIA) megjithatë nuk do të jenë vende për të çuar dashuri. Siç po duket, problemi qëndron në atë se, nuk ekziston izolimi i mirë i zërit.

"Kërkojmë nga udhëtarët tanë, kudo qofshin ata në aeroplan, t’i përmbahen standardit të sjelljes që të mos i pengojnë udhëtarët tjerë", ka thënë zëdhënësi i SIA-s.

Kabinat luksoze në aeroplan kanë dy krevate dyshe të ndara: me dyer rrëshqitëse apo “roleta”, megjithatë këto ndarje janë të larta një metër e gjysmë dhe nuk ofrojnë izolim të zërit.

Që prej paraqitjes së A380, në flotën e SIA-s kanë filluar thashethemet se, që tash e tutje, në komfortin më të madh do të mund të bëhen anëtarë të klubit "Mile high", respektivisht klubit të atyre, të cilët kanë çuar dashuri në aeroplan derisa ai qëndron në lartësi më lartë se një milje.