LAJMI I FUNDIT:

Vaki e malazezve – lë amanet të varroset me celular

Vaki e malazezve – lë amanet të varroset me celular

Familja e një burri malazez, amaneti i të cilit ka qenë - të varroset së bashku me telefonin e tij celular - do të duhet ta zhvarrosin atë, pasi që e kanë harruar jashtë SIM kartelën celularit.

Arso Banjeglav, 67-vjeçar, kishte kaluar shumë orë gjatë ditës duke folur me miqtë e tij në telefon, dhe i kishte lënë amanet djalit të tij, Brano, që kur të vdesë, t’ia vendos celularin në arkivolin e tij.

Por, pas funeralit në qytetin malazez të Cetinës, ata kanë zbuluar se, nipi i tij, i cili ishte duke lozur me pajisjen telefonike, ia kishte nxjerrë SIM kartelën.

"Ne e kemi vendosur telefonin në arkivol, siç e kishte lënë ai me amanetin me gojë, por djali im 10-vjeçar ka qenë duke luajtur me të, dhe e ka nxjerrë kartelën pa dijeninë time”, ka thënë Brano.


"E tash, ne duhet ta zhvarrosim sërish dhe ta vendosim atë në celular", ka përfunduar ai.