LAJMI I FUNDIT:

Në detyrë, pa alkool dhe seks

Në detyrë, pa alkool dhe seks

Shefi i policisë së Brukselit ka lutur vartësit e tij që të largohen nga pijet alkoolike dhe bordelet, derisa janë në detyrë, sepse duhet të fitojnë respektin e publikut. Ndërsa sjellja e hijshme është hapi i parë.

Policët që patrullojnë në “rrugën e dritave të kuqe” të kryeqytetit belgjian më nuk do të mund të pinë alkool e as të shkojnë në bordel derisa ata të janë në detyrë.

Në letrën, e cila është publikuar në gazetat ditore, shefi i policisë lokale ua tërheq vëmendjen policëve të pjesës veriore të Brukselit, që nuk do të duhej të pinin dhe të futen nëpër shtëpi publike, derisa janë në punë, dhe i ka lutur ata, të jenë shembull i mirë për të tjerët që të meritojnë respektin e publikut.

”Ata policë mendojnë se derisa janë në detyrë mund të pinë, ushtrojnë, të shkojnë në ndeshje futbolli, të vizitojnë bordelet apo sallone për masazh”, thuhet në letër.


Zëdhënësi i policisë ka vërtetuar autenticitetin e letrës dhe ka thënë se shefi ka reaguar ndaj thashethemeve që kanë arritur deri tek ai. Siç pohon zëdhënësi, ekzistojnë dëshmi të vërteta për këtë gjë.