LAJMI I FUNDIT:

750.000 euro për dashnorin virtual

750.000 euro për dashnorin virtual

Një kontabiliste ka vjedhur dhjetëra milionë jenë nga kompania e saj për përkujdesje dhe shërim të nënës, për të "fejuarin" e saj nga interneti, të cilin nuk e ka parë kurrë, dhe i cili të gjitha paratë i ka shpenzuar nëpër ndeja dhe duke pirë.

Kjo grua, tani 30-vjeçare, “të dashurin” e saj e ka takuar në vitin 2001 në internet, por nuk e ka parë asnjëherë… derisa në muajin tetor të vitit të kaluar i ka bashkuar gjyqi.

I përzgjedhuri i saj, tani 32-vjeçar, i ka dërguar asaj fotografinë e dikujt tjetër, të një mashkulli shumë tërheqës dhe të bukur.

Duke mbajtur lidhjen vetëm përmes e-mailit dhe telefonit, mashkulli në një moment i ka kërkuar t’i ndihmojë me para, sepse gjoja po mbante gjallë nënën e sëmurë.


Viktima fillimisht i ka dërguar paratë e saj, ndërsa më vonë kishte filluar të vidhte edhe kompaninë e saj.

"Kam menduar se nuk do të më donte më nëse nuk do t’ia jepja paratë", i ka thënë japonezja policisë.

Kontabilistja dhe dashnori i saj virtual janë arrestuar, derisa policia i ka ngarkuar për vjedhje të 120 milionë jenë (750.000 euro).