LAJMI I FUNDIT:

72 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 55 numri i viktimave

72 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 55 numri i viktimave

72 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 374 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.

Dy qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të viktimave në 55.

“Dy qytetarë kanë humbur betejën me Coronavirusin në 24 orët e fundit. Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 19 raste, 9 në Krujë, nga 8 raste Shkodër, Durrës dhe Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga tre raste në Fier e Lushnjë, dy raste në Lezhë, dhe nga një rast në Korçë, Elbasan Has dhe Kavajë”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.


Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1,384 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori