LAJMI I FUNDIT:

71,5 për qind e grekëve pranojnë zgjidhje pa termin ‘Maqedonia’

71,5 për qind e grekëve pranojnë zgjidhje pa termin ‘Maqedonia’

Vetëm 22,5 për qind e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa shtatë prej 10, gjegjësisht 71,5 për qind duan zgjidhje pa termin Maqedoni, tregon hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Universiteti i Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP, të cilin sot e publikon gazeta greke “Kathimerini”. Në vitin 2016, njofton korrespondentit të MIA-s nga Athina, në pyetjen e njëjtë, në suaza të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranojnë termin Maqedoni ishte 57 për qind, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind e të anketuarve.

“Në krahasim me të kaluarën e afërt kur çështja nuk ishte pjesë e agjendës politike, shohim rritje të rëndësishme ‘pakompromisit’. Duket se kur çështja paraqitet në mënyrë intensive në dialogun publik, mendimi publik fiton një pozitë jofleksibile”, shkruan profesori i Universitetit, Nikos Marantzidis dhe drejtori i sektorit për hulumtime Jorgos Siakas në analizën e tyre të rezultateve në edicionin e së dielës të Kathimerinit.

Për 65 për qind të grekëve, çështja e emrit është e rëndësishme, ndërsa megjithatë në lidhje me atë nga cili drejtim lëvizin aktivitetet dhe qëndrimet e politikanëve në çështjen e emrit, shumica e të anketuarve edhe për Tsiprasin edhe për Mitsotakisin edhe për Kotzijasin thonë se janë në drejtimin e gabuar. Kryeministri grek është me një nuancë pak më të mirë se lideri i opozitës.


Më konkretisht,sipas rezultateve të publikuara sot në “Katimerini”, ndërsa të cilat i transmeton MIA: -56 për qind e grekëve besojnë se aktivitetet e kryeministrit grek Alexis Tsipras janë në drejtim të gabuar dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur. Për kreun e opozitës Demokracia e Re Kiriakos Mitsotakis, 54 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë në drejtim të gabuar, 21,5 përqind në drejtimin e duhur.

Për aktivitete e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, 47 për qind kanë thënë se janë në drejtim të gabuar, 26 për qind në drejtimin e duhur. Për ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, 51 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë gabim dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur (përqindje të njëjtën si për Tsiprasin). Përqindje më të madhe në aspektin asaj nëse aktivitetet janë në drejtimin pozitiv, ka Kryepeshkopi grek Jeronimos 34,5 për qind, ndërsa më të vogël lidhur me atë se nëse janë në drejtim të gabuar 41 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori