Më 7 korrik mblidhet BE-ja, çështjet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pikat e diskutimit

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më datë 7 korrik mund të marrin vendimin e madh drejt nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, kjo pasi pikërisht në atë datë do të ndodh mbledhja e 27 ambasadorëve të BE-së të cilët do të diskutojnë çështjet aktuale të Unionit.
Lajmin për mediat në Shqipëri e ka bërë të ditur, gazetarja Erisa Zykaj e cila nga Brukseli informoi mbi kronologjinë e ngjarjeve për Ballkanin Perëndimor.
“Jemi të informuar se presidenca çeke, ashtu si edhe ajo franceze, është e përkushtuar për avancimin e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për propozimin e fundit dhe përfundimtar të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Më datë 7 korrik është mbledhja e 27 ambasadorëve të BE-së dhe pritet që hapja e negociatave të jetë njëra ndër temat. Nëse ky finalizim bëhet brenda pesë ditëve, atëherë presidenca çeke do të vendosë pa humbur kohë për çështjen e kornizave të negociatave me dy vendet në axhendën e takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Evropian. Më tej, ky vendim mund të kalojë në një procedurë të përshpejtuar me shkrim, siç ndodhi gjatë periudhës së pandemisë me një sërë vendimesh që nuk mund të merreshin me praninë fizike të Ministrave për Çështjet Evropiane, Punë të Jashtme apo fusha të tjera. Pra, nuk ka nevojë të mbahet një takim i posaçëm i 27 ministrave për çështjet evropiane për të caktuar datën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me dy vendet, e cila shënon edhe hapjen zyrtare të negociatave me ta”, tha gazetarja nga Brukseli.
Zykaj u shpreh se nga burime nga presidenca çeke është mësuar se Praga është e përkushtuar që t’u japë një nxitje vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse BE-ja dëshiron të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, sepse në kontinent po zhvillohet një luftë.
Nëse hapet rruga për hapjen e negociatave zyrtare për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, atëherë do të vazhdojë diskutimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të shqyrtohet kërkesa e Bosnjës dhe Hercegovinës për statusin e vendit kandidat.
Pas 7 korrikut, një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë samiti i tetorit për Komunitetin Politik Evropian, në të cilin do të ftohen shumë vende, përfshirë edhe ato të rajonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri