LAJMI I FUNDIT:

7.200 euro borxh për seks telefonik

7.200 euro borxh për seks telefonik

Një i ri 22-vjeçar ka kaluar madje 27 orë në seks nëpërmes telefonit me të punësuarën e ‘linjës së nxehtë” në dhomën e tij të hotelit, dhe kështu ka bërë një llogari prej 7.200 eurosh të cilën nuk ka mundur ta paguajë, shkruan gazeta gjermane Bild.

Në fakt, për të riun e pakujdesshëm kjo nuk është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e këtillë. Zyrtarët e policisë gjermane kanë njoftuar se Anthony M. nga Leverkuseni është në kërkim qysh prej muajit shkurt kur e ka bërë të njëjtën gjë edhe në një hotel tjetër lokal në Hannover.

"Kam qëndruar në dhomën time të hotelit dhe përnjëherë jam eksituar, prandaj kam thirrur linjën telefonike të seksit – hotline. Nuk ia kam vënë mendjen kohës, ka qenë si në film, thjesht kam vazhduar", ka sqaruar Kazanova gjerman.

Kur të punësuarit e hotelit e kanë zbuluar llogarinë katastrofike, në përcjellje të policisë, kanë ardhur deri tek dhoma në të cilin Anthony ende ‘po fliste’ në linjën e nxehtë.


Policia ia ka bërë testet e drogës të riut dhe ka zbuluar se kishte marrë metamfetamina dhe kishte tymosur hashash, si dhe është thënë se ekziston mundësia që ndikimi i drogës të jetë përgjegjës për festën e tij të pafundme seksuale.

E gjithë kjo situatë do të zhvillohet përfundimisht në gjykatë, ku Anthony do të duhet të arsyetojë veprimet e tij.

"Hoteli e bart përgjegjësinë. Nëse mysafirëve të vet nuk ua kufizon qasjen në linjat e shtrenjta telefonike për seks, atëherë jeni të pakujdesshëm dhe duhet të përgjigjeni për çdo dëm që rrjedh nga tërë situata që është krijuar", ka komentuar Burkhard Benecken, avokati 31-vjeçar i djaloshit.

Se në çfarë mënyrë do të reagojë gjykatësi i gjykatës në të cilën do të paraqitet Anthony dhe se çfarë do të thotë ai mbetet të shihet.