LAJMI I FUNDIT:

60 kamxhikë pse veshi fustan

60 kamxhikë pse veshi fustan

Njëri nga vendet me ligjet më të ashpra sa i përket etikës së jashtme të njerëzve, Sudani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një vendimi absurd të gjykatës.

Një 16- vjeçare është dënuar me goditje me 60 kamxhikë, pasi veshja e saj u cilësua e papranueshme nga gjykatësit. Vajza e re katolike u ndalua nga policia ndërsa po shëtiste në një lagje të Khartumit me një fustan deri te gjuri.

Familja e saj ka reaguar menjëherë duke denoncuar policinë dhe gjykatësit e kësaj çështje në prokurori. /tch/telegrafi/