LAJMI I FUNDIT:

573 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri bënë thirrje për kujdes të shtuar

573 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri bënë thirrje për kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të Komitetit të Emergjencave, ka thënë se takojmë ditët më të vështira të përballjes me pandeminë e pamëshirshme.

“Fatkeqësisht, brenda 24 orëve e kemi humbur edhe një basshkëqytetar dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kufizimi i lëvizjes po respektohet sikurse edhe nga ana e gastronomisë. Besoj që me solidaritet do ta përballojmë këtë situatë e vështirë”, tha Haziri, në konferencën për media.

Ai pohoi se përkundër rritjes së numrit të rasteve pozitive, në Gjilan gjendja është nën kontroll, duke shtuar se të gjitha rastet që janë të infektuar, janë në monitorim të plotë 24 orë e shtatë ditë.


Në këtë konferencë ka folur edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr,. Ukshin Ismaili, dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë apeluar që të kujdesen për vetën, ta bartin maskën dhe higjienën.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: nga 6063 mostra, 2164 persona kanë rezultuar pozitivë, 1528 janë shëruar, 573 raste aktive, 63 të vdekur, 66 të hospitalizuar dhe 180 mostra në pritje për rezultat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori