Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash.
Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.
E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars.
Por, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar mund të marrë kohë deri ne muajin mars.
“Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimin e dokumenteve, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri në muajin mars që të bimë situatën normale”, ka thënë ai.
Camaj tutje ka deklaruar se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe se nuk beson qe do të përballen me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.
“Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin me kontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për tu furnizuar më gjatë”, është shprehur ai.
Me t’u njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar lajmit, për shkak se kjo situatë u ka shkaktuar telashe të shumta.
“Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgatitur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”, thotë qytetari Bekir Bylykemir.
“Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletuar për të hënën dhe besoj që do bëhet diçka pastaj”, thotë qytetari tjetër, Isa Kabashi
Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.
Për shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar. /RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës