Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë ndër marrëdhëniet më të tensionuara në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe komunat e Mitrovicës së jugut dhe asaj të veriut janë epiqendra e këtyre marrëdhënieve.
Kështu u tha sot në veri të Mitrovicës, gjatë lansimit të hulumtimit me temën ‘A mund ta kuptojmë njëri-tjetrin’, të realizuar në kuadër të projektit ‘Qendra për Ndërmjetësim Mitrovicë’, që u implementua nga Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) me bazë në Mitrovicë, ndërsa u mbështet nga ambasadat e Zvicrës dhe Norvegjisë në Kosovë.
Ky hulumtim që ka në fokus veçoritë e komunikimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, me theks në rajonin e Mitrovicës, u tha se ekzaminon rolin e gjuhës në komunikimin ndëretnik dhe synon të shqyrtojë pjesën e saj (gjuhës) në ndasitë ndërmjet komuniteteve.
Llazar Rakiq, menaxher i programit në ADRC, dha statistikat më të rëndësishme të këtij hulumtimi, duke thënë veç tjerash se rreth 40 për qind e shqiptarëve nga Mitrovica e jugut ndjehen relativisht keq kur dëgjojnë gjuhën serbe, kurse tek serbët prej moshës 16-25 vjeç, të cilët ndjehen keq për gjuhën shqipe përqindja arrin rreth 41.
“Rreth 40 për qind e shqiptarëve nga Mitrovica e jugut ndjehen relativisht keq kur dëgjojnë gjuhën serbe, kurse rreth 41 për qind e të rinjve serbë nga mosha 16-25 vjeç ndjehen keq ose relativisht keq kur dëgjojnë gjuhën shqipe. Vetëm rreth 14 për qind e banorëve nga jugu dhe veriu i Mitrovicës e flasin gjuhën e njëri-tjetrit…Kurse rreth 24 për qind e shqiptarëve dhe serbëve të anketuar nga jugu dhe veriu i Mitrovicës do të mësonin gjuhën e komunitetit tjetër”, ka thënë Rakiq.
Në anën tjetër edhe Zana Syla, po ashtu menaxhere e programit në ADRC, ka përmendur statistika rreth pyetjeve të ndryshme që u janë bërë të anketuarve nga të dyja komunitetet, siç janë sa shpesh komunikojnë mes vete, cilën gjuhë e përdorin gjatë komunikimit, a mendojnë se gjuha shqipe dhe serbe duhet të mësohen nëpër shkolla dhe pyetje të ngjashme.
Sipas saj, hulumtimi gjithashtu ka treguar se edhe pse mbi 40 përqind të të anketuarve nuk janë të gatshëm të mësojnë gjuhën e komunitetit tjetër, pak më shumë se 1/3 e tyre e dinë ose janë të gatshëm të mësojnë gjuhën tjetër.
“Këtij grupi dhe atyre të pavendosur rreth kësaj teme (afër 20 për qind), duhet t’u jepet një mundësi e përshtatshme për të vepruar mbi qëllimet e tyre, ndërsa shumë gjuhësia duhet të promovohet si vlerë, si nga organizatat e shoqërisë civile, ashtu edhe nga institucionet qeveritare, në mënyrë që të mënjanohen pjesë nga stigma sociale dhe perceptimi mbizotërues mbi gjuhën si mjet dominimi apo asimilimi”, tha ajo.
Ndryshe, në fund të këtij prezantimi, disa nga pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje që ndërlidhen me rëndësinë e gjuhës së njëri tjetrit, ndërsa konfirmuan të dhënat e hulumtimit se në përgjithësi marrëdhëniet ndëretnike në mes të banorëve të jugut dhe veriut të Mitrovicës janë të tendosura dhe jo aq frekuente, sa ndoshta mund të pritet nga komunitetet të cilat jetojnë aq afër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës