LAJMI I FUNDIT:

22 shtatori – Dita pa automjete shënohet edhe në Shkup

22 shtatori – Dita pa automjete shënohet edhe në Shkup

Me rastin e 22 shtatorit – Dita pa automjete dhe Javës evropiane të lëvizshmërisë 2016, që mbahet nga 16 e deri më 22 shtator, në rrugët e Bashkisë së Shkupit dhe në 12 qytete tjera të vendit do të mbahet një defilim biçikletash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11, nga Porta Maqedonia, për të përfunduar në ora 11 e 30 te Parku i qytetit, te guaska, ku do të ketë një aktivitet tjetër argëtues me pjesëmarrjen e instrumentalistëve, ndërkaq do të shpërndahen edhe shpërblike për pjesëmarrësit në defile.

Pjesë e këtij defilimi do të jenë edhe Samuel Zhbogar, ambasadori i BE-së në Shkup, zv.kryeministri Arbër Ademi, ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, dhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Irena Misheva.


Defilim biçikletash do të ketë edhe në Berovë, Manastir, Kërçovë, Strumicë, Veles, Koçan, Kumanovë, Negotinë, Dojran, Ohër, Pehçevë dhe Shtip.

Java evropiane e lëvizshmërisë shënohet në më shumë se 2370 qytete dhe në 51 shtete të Evropës dhe botës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori