Në Kosovë, dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ekziston një sistem shëndetësor me probleme të shumta. Pacientët ankohen për trajtim jo të duhur, mungesë të barnave e materialeve të tjera mjekësore. E institucionet që ofrojnë shërbime emergjente vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe jo rrallëherë pacientët marrin trajtimin e duhur.
Një 19 vjeçar nga komuna e Drenasit, i operuar nga zorra qorre dy vjet më parë, iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës këtë muaj. Ai kishte të vjella dhe kërkoi shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente.
Sipas familjarëve, Drin Lekut i ishte dhënë një infuzion dhe ishte kthyer prapa pastaj nga mjekët, me arsyetimin se nuk është rast urgjent. Dy ditë më vonë, nga gjendja e rëndë shëndetësore, ai iu drejtua prapë Emergjencës në Prishtinë. Mjekët e morën për trajtim, e operuan, por 19 vjeçari vdiq me datën 8 të këtij muaji në QKUK.
Familjarët rrëfejnë një tmerr të përjetuar në korridoret e spitalit, ku sipas tyre, nuk kanë marrë trajtimin e duhur, dhe se i biri nuk ka mundur të mbijetojë meqë nuk e ka marrë trajtimin mjekësor me kohë.
KosovaPress ka biseduar me axhën e të ndjerit, një ditë pasi ai ndërroi jetë.
“E kanë sjell nëpër podrume me një krevat shumë të thjesht, duke rrakatur, pa kurrfarë aparature. Nga 10-15 minuta kanë prit liftin, prej atje gati gjysmë ore derisa kanë arrit nalt në intensivë. 2.23 Ku është problemi, kush e merr fajin, me duar të mija e kam futur djalin e vllaut në operacion, duke vjellur, tash me dërgua kufomën në shtëpi, çka t’i thojm, djali jonë shkoi”, shpjegon ai.
Tutje, ai ka treguar detaje prej kohës kur i ndjeri Drin Leku ka kërkuar ndihmën e parë mjekësore në QKUK.
“Djali i vëllaut ka ardh në spital, të dielën, u operua, dy ditë ka qëndru e ka vdekur. Arsyeja, tre ditë para se me hy në operacion, ka ardh në emergjencë ka marrë infuzion dhe e kanë kthyer prapë në shtëpi, me arsyen qëështë mirë, nuk ka asgjë kritike. E tretën ditë e kemi pru e kanë marrë, kur e kanë parë gjendjen serioze, e kanë futur në operacion, nuk e kanë ditë prej çka ankon. Ora 10 në mbrëmje e kanë dërguar në operacion në kirurgji abdominale, e kanë dërguar në sallën podrum jo atë të përditshmen, e kanë mbajt dy orë, pas dy ore kanë dalë na kanë informuar se gjendja është shumë e rëndë, por që problemi është se para dy vitesh është bërë operacion prej zorrës qorre dhe se ja kemi gjet një zorrë të kthyer e aty nuk i ka shkuar dy vjet ushqim sa duhet”, deklaron ai.
Sipas Naser Lekut, pas lajmit se nipi ka ndërruar jetë, i është thënë që trupin do ta transferojnë në Mjekësinë Ligjore, por që një gjë të tillë nuk e kanë bërë për më shumë se gjashtë orë.
Zvarritja e kryerjes së procedura i ka dëmtuar rëndë familjarët të cilët në të njëjtën kohë po mirreshin me procedura e organizimit të varrimit. Varrimi i 19 vjeçarit u bë pas dy ditësh.
Sjelljen e personelit mjekësor e konsideron të tmerrshme avokati Cen Gashi.
Sipas tij, për shkak të neglizhencës së personelit, vdekja e 19 vjeçarit mbetët e dyshimtë.
“Shkaku i vdekjesështë i dyshimtë sa për shkak të neglizhencës, personelit mjekësor, aq edhe për shkak të një operacioni që e kishte i ndjeri para dy vitesh. Drini është operuar dy vjet më përpara nga zorra e verbër, nuk ka pas problem të shfaqur, tani mjekët kanë konstatuar se ka një problem në zorrë. Pse janë të dyshimta veprimet e personelit, sepse fillimisht nuk e kanë pranuar dy ditë, pas vdekjes nuk e dërgojnë nëmorg në frigorifer, por e lënë në korridor, nuk e lajmërojnë as policinë as prokurorinë deri në orën 8, vdes në orën 12 dhe e lajmërojnë në orën 8 e gjysmë. Është e tmerrshme sjellja dhe veprimi i personelit mjekësor i cili është betuar për shërbim human”, thotë ai.
Për vdekjen e 19 vjeçarit nga fshati Baicë i Drenasit, institucionet nuk u deklaruan për ditë të tëra.
Për këtë çështje, KosovaPress ka pyetur ministrin e shëndetësisë, Uran Ismailin.
Ai deklaron se kanë filluar procedurat me Inspektoratin Shëndetësor dhe se “çfarëdo lloj keq-menaxhimi i mundshëm do të përballet me rigorozitet nga ana e institucioneve”.
“Pres raportin e inspektoratit, të shoh se çka ka ndodh, atë që mund t’ua siguroj, është një lajm i keq dhe sa herë flet për vdekjen e dikujt është pozitë e vështirë, nuk konsideroj që një njeri nuk ka qejf me i bo zgjidhje, të paktën për nderin ndaj të ndjerit, mirëpo që edhe mos të ndodh më, prandaj kam kërkuar nga Inspektorati Shëndetësor që të shikojë të gjitha dokumentet dhe të na jap një rekomandim dhe në anën tjetër të shohim. Kjo nuk i ndalon natyrisht institucionet e tjera të mirren, sepse prokuroria merren dashtë e pa dashtë ne. Unë do t’i zbatoj ato që i kam brenda mandatit tim dhe ato që janë me mandat ligjor”, thotë Ismaili. 5.1
Në Mjekësinë Ligjore po bëhen vlerësimet për këtë rast dhe pritet që pas disa ditësh të dalin rezultatet.
KosovaPress ka kontaktuar edhe Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Sipas tyre, Qendra Klinike Universitare dhe Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës, në bazë të provave, duhet të ngrisin procedurë lidhur me rastin e vdekjes së 19 vjeçarit.
“Ky rast dhe shumë raste të tjera të ngjashme cenojnë dhe shkelin të drejtën e pacientëve për siguri në sistemin shëndetësorë. Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë, duhet të ngris një Auditim Klinik të të gjitha rasteve që kanë vdekur brenda spitaleve, në mënyrë që të hetoj nëse janë bërë lëshime në to dhe kështu të rris shkallën e sigurisë së pacientëve gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore brenda SHSKUK –së. Kohëve të fundit ka një përmirësimi të qasjes ndaj shëndetësisë në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet vartëse të sajë, por ende mbetet larg një standardi të dëshirueshëm. Shëndetësia duhet të bëhet prioritet Nacional, të rritet buxheti për të në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit të pacientëve, punëtorëve shëndetësorë por edhe të përmirësohet imazhi i saj i dëmtuar në masë të madhe!”, thuhet në përgjigjën e shoqatës.
E sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, qëështë pjesë e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, rasti i 19 vjeçaritështë pasojë e mos-funksionimit të sistemit shëndetësor.
“Një 19 vjeçar i cili ka vdek për shkak që nuk i është ofruar me kohë shërbimi shëndetësor, dhe për pasojë kemi pas vdekjen e tij. Kam kërkuar edhe nga ministri që të reagojë, mos të hesht, sepse ai ka reaguar edhe në disa raste të tjera, kurse në rastin e Drin Lekut qëështë përgjegjësi drejtpërdrejt e mosfunksionimit të sistemit shëndetësor dhe përgjegjshmërisë së personelit kemi vdekjen e tij, prandaj i ka takuar Ministrisë së Shëndetësisë edhe vet ministri që të reagojë sepse është edhe përgjegjësi e tij që në raste të tilla të reagojë e të marrë masa, si në raste të tjera, pra kjo është pasojë e mos funksionimit të sistemit shëndetësor sepse nëse familja Leku do të ishte me shërbime shëndetësore atë shërbim do ta merrte, por mungesa e sigurimeve shëndetësore ka bërë që mos të funksionojnë shumë gjëra brenda sistemit” thotë ai.
Sipas Haxhiut, sistemi shëndetësor në Kosovë ka nevojë të reformohet.
Ai mendon që ka nevojë urgjente për spitalin e Prishtinës, meqë mungesa e tij po krijon vështirësi në sistem.
“Gjendja aktuale në Qendrën Klinike Universitare e rëndëështë si pasojë e mosfunksionimit të sistemit shëndetësor, duke filluar nga ajo që konsiderohet dhe duhej të funksiononte sistemi primar shëndetësor, mjekësia familjare, sistemi sekondar, pra spitalet regjionale, deri tek sistemi terciar, Qendra Klinike Universitare është e mbingarkuar edhe për një fakt tjetër sepse regjioni i Prishtinës, vazhdon ende të vuaj në mungesë të spitalit regjional të Prishtinës dhe këto pasoja, bëhet e mbingarkuar Qendra Klinike Universitare dhe është e pamundshme një fluks të madh tëpacientëve me marr shërbimin e duhur në Qendrën Klinike Universitare, dhe kur kësaj i shtohet ajo çka ka ndodh në të kaluarën dhe qe po vazhdon, centralizimi i vlerës së barnave dhe aparaturave mjekësore, atëherë kjo e rëndon edhe më tepër situatën”, thotë ai.
Jo rrallë herë është raportuar për parregullsi të shumta në institucionet shëndetësore, e për pacientët që janë “shëtitur” korridoreve duke pritur trajtim çfarë e meritojnë.
Familja e të ndjerit Drin Leku, është vetëm një nga shumë familje kosovare që shpreh mllef për ofrimin e kushteve shëndetësore në Kosovë.
19 vjeçari Drin Leku ndërroi jetën mesnatën e 8 gushtit. I njëjti kishte kërkuar ndihmë në QKUK edhe me datën 4 dhe 5, por që ai nuk u shtri në spital deri më datën 6. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj