LAJMI I FUNDIT:

18 medalje noti për kosovarët

18 medalje noti për kosovarët

Garuesit nga Kosova kanë fituar 18 medalje në mitingun ndërkombëtar “13 novembar” që është mbajtur në Shkup.

Janë 18 medalje nga 11 garues sa ka pasur Kosova në mitingun ndërkombëtar të notit, 13 Novembar që është zhvilluar në Shkup të Maqedonisë. Në këtë garë morën pjesë 421 garues të grupmoshave të ndryshme nga klubet e këtyre të shteteve si: Koosva, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Izraeli dhe Rusia.

“Kosovën në këtë garë e kanë përfaqësuar klubet e notit ‘Step’ dhe ‘Scan Color’ me gjithsej 8-djem dhe 3-vajza. Notarët tanë patën paraqitje shumë të mirë dhe fituan 18 medalje prej tyre tri të arta, nëntë të argjendta dhe 6 të bronzta.

Fituese të medaljeve janë: Rita Zeqiri (medalja e artë 100m shpinë, e argjendtë 200 m shpinë dhe 100m miks, dhe e bronztë 50m shpinë kategoria absolute), Melisa Zhdrella (e artë 50 m bretkosë dhe e bronztë 100m bretkosë, kategoria absolute, si dhe në kategorinë e vitlindjes 2000/01 fitoi të artën në 50 m bretkosë, të argjentën në 100 m bretkosë, 50 m Krol, 100 m Krol, 100 m miks dhe e bronztë 50 m shpine), Eda Zeqiri (e argjndtë 100m shpinë kategoria e vitlindjes 2004-2005), Endrit Sveqla (i argjendtë 200m bretkosë dhe i bronztë 50m bretkosë kategoria e vitlindjes 1996-1997), Meriton Veliu (i bronztë 200m bretkosë, kategoria absolute dhe kategoria e vitlindjes 1998/99 i brinztë 200m bretkosë) dhe Shpëtim Caka (i bronztë 200m bretkosë, kategoria e vitlindjes 1998-1999).


“Kjo ishte edhe një paraqitje shumë e mirë e notarëve tanë që na jep të besojmë se rezultatet në sportin e notit janë në ngritje dhe me një përmirësim të infrastrukturës sportive këto rezultate do të avancohen edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e Federatës së notit të Kosovës (FNK).

Gara e radhës do të jetë Kupa e Flamurit që do të zhvillohet në Tiranë më 23 dhe 24 nëntor në kompleksin “Stela” që organizohet nga Federata Shqiptare e Notit dhe akademia Stela. “Nga nesër reprezentacioni i Kosovës do të udhëtoj drejt Tiranës në stervitje të përbashkëta për 5 ditë më radhë në mënyrë që të jenë garuesit të jenë sa më të përgaditur për garën në fjalë”, thuhet nga FNK-ja. /Sporti1/Telegrafi/