LAJMI I FUNDIT:

Më 17 mars pritet Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më 17 mars pritet Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryetari Stevo Pendarovski sot në konferencë për shtyp njoftoi se “Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare ku do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Edhe pse gjendja në Spanjë është e keqe, për shkak se Spanja është ndër shtetet me rrezik të lartë, ata më 17 e këtij muaji caktuan seancë në Kuvend ku ka vetëm një rend dite, dhe kjo është ratifikimi i Protokollin aderues për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO”, tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se më 17 mars pritet nënshkrimi i mbretit spanjoll i cili, sipaskryetarit Pendarovski, ka garantuar se do të përfundohet procedura ditën e njëjtë kur do të arrijë dokumenti në kabinetin e tij.


“Për fat të keq për shkak të coronavirusit, ne nuk mund të organizojmë ngjarje që dëshironim të jetë si një mënyrë simbolike për ta treguar anëtarësimin fizik drejt NATO-s”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, Spanja është vendi i fundit që duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ndërsa procedura u zvarrit për shkak se kishte zgjedhje dhe formim të Qeverisë./Telegrafi/