LAJMI I FUNDIT:

17 lloje të dekoratave presidenciale

17 lloje të dekoratave presidenciale

Projektligji më i ri i cili do të futet në infrastrukturën ligjore të Kosovës është ai për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës së Kosovës. Me këtë projektligj parashihen 17 lloje të dekoratave presidenciale, për çka edhe pati vërejtje nga deputetët me arsyetimin se do t’i kushtojnë shumë buxhetit e Kosovës.

Sipas projektligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës së Kosovës, dekorata do t’i u jepen individëve dhe institucioneve, qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të huaj dhe personave juridik që shquhen me kontribute të veçanta në raport me Kosovë.

Baza juridike për dhënien e dekoratave buron nga neni 84 pika 28 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë projektligj janë paraparë 17 dekorata presidenciale, nga të cilat një urdhër, tetë medalje të arta, dy tituj, tre çmime dy dekorata dhe një trofe. Katër dekoratat e para janë Medalja e artë "Adem Jashari”, medalja e artë "Ibrahim Rugova", medalja "Nena Terezë" dhe medalja "Anton Çeta".


Koalicioni Qeverisë PDK-LDK dhe partitë opozitare, për përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e përkrahën projektligjin në parim. Miratimi në parim i këtij projektligji u përcoll me vërejte të shumta e veçmas për numrin e madh të dekoratave që parasheh projektligji dhe për koston e dekoratave. /rtv21/