LAJMI I FUNDIT:

140 shtetas të Kosovës aktualisht janë në Siri dhe Irak

140 shtetas të Kosovës aktualisht janë në Siri dhe Irak

Blerim Rama, nga departamenti kundër terrorizimit në Policinë e Kosovës, gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që është duke u mbajtur, ka bërë të ditur se momentalisht numri i kosovarëve të cilët janë pjesë e organizatave terroriste është 140.

Ndërsa sipas tij, 75 persona dyshohen se janë aktiv përkrah organizatave terroriste, transmeton “zeri.info”.

“Bazuar në të dhënat grupi i parë i luftëtarëve nga Kosova të cilët kanë shkuar për të i’u bashkangjitur grupeve terroriste ka shkuar në pjesën e dytë të vitit 2012 e tutje. Numri i përgjithshëm i Kosovarëve që kanë udhëtuar për zonat e luftës konsiderohet të jetë 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmije, në këtë numër janë regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë. Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të përcjellur nga gratë dhe fëmijët e tyre. Aktualisht atje janë  38 gra dhe 27 fëmije. Sipas të dhënave që i kemi 58 shtetas të Kosovës të jenë vrarë. Shumica prej tyre besohet të jenë vrarë nga terroristet për arsye se kanë dashur të ikin. Mosha e qytetarëve të Kosovës të cilët janë vrarë sillet prej 18 deri në 27 vjeç, shumica prej tyre me gjendje të rëndë ekonomike, sociale, shumica prej tyre kanë një edukim të ulët, dhe një pjesë e tyre kanë të kaluar kriminale”, ka thënë Rama


Sipas tij, që nga viti 2013 policia ka arrestuar 127 persona që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori