Gjatë vitit të kaluar, 15 subjekte politike kanë realizuar të hyra në vlerë prej mbi katër milionë euro, ndërkaq kanë shpenzuar mbi tre milionë euro.
Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka gjobitur 14 subjekte politike për shkak të shkeljeve. Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të raportit përfundimtar “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare të vitit 2023”.
Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë audituar 54 subjekte politike.
“Sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, 15 subjekte politike kanë realizuar të hyra në vlerën katër milionë e 653 mijë e 964 euro. Ndërsa, kanë shpenzuar tre milionë e 460 mijë e 379 euro. Ndërsa, sa i përket shpenzimit të mjeteve për pesë subjektet më të mëdha politike, AAK ka shpenzuar buxhetin në masën 95,72 për qind, Lista Serbe në masën 82, 68 për qind, LDK në masën 59, 71 për qind, PDK në masën 75,41 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje në masën 69,18 për qind”, deklaroi ai.
Buzhala deklaroi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar donacione 11 subjekte politike.
“Sa i përket donacioneve në vitin 2023, nga 54 subjekte politike gjithsej 11 subjekte politike kanë pranuar donacione. Do të thotë prej datës 1 janar 2023 deri më datën 31 dhjetor 2023 në vlerën totale 154 mijë e 105 euro. Subjekti politik Aleanca Kosova e Re gjatë vitit 2023 ka pranuar shumën më të madhe të donacioneve në vlerën 49 mijë e 640 euro. Pastaj e dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës në vlerën 39 mijë e 488 euro. Partia Socialdemokrate 23 mijë e 306 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje 22 mijë e 366 euro”, theksoi ai.
Ndërsa, ka treguar se Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike gjatë vitit të kaluar ka gjobitur 14 subjekte politike.
“Zyra pas pranimit të raportit të raporteve përfundimtare të auditimit ka gjobitur 14 subjekte politike. Ku nga këto shtatë subjekte politike përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës dhe shtatë subjekte politike nuk përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket kategorive të shkeljeve, mos deklarim në shfrytëzim të zyrave ose mos ofrim të dokumentacionit janë gjobitur pesë subjekteve politike për mos dorëzim të raporteve në datën 1 mars 2024, ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike janë gjobitur tri subjekte politike, për pranim të dokumentacioneve në kundërshtim me Ligjin për Financim të Subjekteve Politike janë gjobitur tri subjekte politike, për shfrytëzimin e mjeteve financiare në kundërshtim me Ligjin për Financim janë gjobitur tri subjekte politike, shpenzime të pambështetura me dokumentacion janë gjobitur tri subjekte politike, mos ofrim të dokumentacionit për auditor janë gjobitur dy subjekte politike dhe një subjekt politik është gjobitur për mos publikim të raporteve financiare në ueb faqen zyrtare të subjektit politik”, përfundoi ai.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur vërejtje për ligjin, i cili mundëson auditimin e subjekteve politike.
Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që ky ligj të amendamentohet.
“Ligji për Financim të Subjekteve Politike duhet të amendamentohet. Kjo është elementi me të cilën zgjidhen edhe situatat edhe deri tek dy zyrtarët kryesor administrativ, deri tek buxhetet, gjobat. Duhet të rishikohen, rishikohen. Për momentin zyra e ka zbatuar saktë edhe ligjin e parë edhe ligjin e dytë…A kemi elemente që ligji duhet të ndryshohet, unë mendoj që duhet të amendamentohet sepse nuk është ligj i mirë”, deklaroi ai.
Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar. Në këtë mbledhje është porpozuar që të ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe