LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti nuk i realizoi premtimet

Shpend Ahmeti nuk i realizoi premtimet

Shpend Ahmeti e mundi Isa Mustafën në zgjedhjet komunale të vitit 2013. Dhjetë pikat e studentit të Harvardit, që kishin të bënin më ujë, rrugë, çerdhe, ngrohje parkingje, e lanë me duar në xhepa akademikun Mustafa, që kishte qeverisur Prishtinën për një mandat.
Por nga atëherë e deri tani Ahmeti nuk ka arritur ta tregojë vetën si kryetar i mirë. Zhgënjimi në drejtim të tij është rritur.
Ahmeti edhe pse kishte premtuar se asnjëherë nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti, ai të hënën bëri publike marrëveshjen e arritur me partinë e Ramush Haradinjat, AAK-në.
Edhe drejtuesit e Opozitës thonë se premtimet e Kryetarit Ahmeti nuk janë realizuar dhe janë të pa përmbushura, të mangëta në disa aspekte, disa prej tyre si jo kompetencë e komunës.
Lirak Celaj asamblisti i PDK –së në komunën e Prishtinës, thotë se një njeri që nuk është në gjendje të shes një xhip çka me prit ma prej tij. “Kuvendi nuk është blloku kjo është një përpjekje e Shpendit me i blloku seancat e kuvendit edhe kjo tregon sa mbrapsht mendon”.
Çelaj thotë se kryetari është vu në shërbim të subjektit të tij politik. “Keq boll keq ka qenë më Mastabën e LDK ne Prishtina por me tash kur po e krahasoj me këtë qeverisje ata po duken lule e beg” thotë asamblisti i PDK -së.
Kurse, Flamur Shala opozitar i LDK –së, për gazetën Fjala shpreh vlerësimin e tij për realizimin e premtimeve nga ana e Ahmetit.
Realizimi i premtimit për ujë të pijshëm 24 orësh thotë se ishte vetëm premtim koti, fushate.
Për premtimin e ndaljes së ndërtimeve pa leje Shala potencon se ndërtimet pa leje nuk janë ndalur, ka vendime për rrënim, të parealizuara dhe ka qasje selektive.
Largimin e qasjes me të “njofshëm” dhe transparencën në punësim asamblisti i LDK –së e sheh si fiktive “përzgjedhja e stafit gjatë pranimit në punë në komunë do të behet në bazë të kodit dhe jo emrit.
“Punësimi në Komunën e Prishtinës bëhet sipas listave të zyrave politike të Vetëvendosjes, për të cilën mund të mos konsultohet as vetë kryetari i Komunës”, thotë Shala.
Delegati i LDK-së në Prishtinë thotë se premtimet e Kryetarit Ahmeti ishin populiste dhe zgjedhore.
“Ky premtim, i ashtuquajtur shujta falas, është më shumë se populist dhe me bazë të barazisë sociale. Nuk e ka arritur këtë sepse, e para nuk është shujtë, por është kifle, shumë herë të prishura, madje të gjuajtura me shumicë”, ka thënë Shala nga LDK –ja.
Xhipi nuk u shit kurrë, Autobusët nuk erdhën ende
“Puna e parë, do ta shes audin Q7 ” tha kryetari prishtinas, me te marrë detyrën e tij.
Por audia ende nuk është shitur edhe pse prej epokës Mustafa kjo makinë nuk ka dalur në rrugët e Prishtinës, sepse Linjës së autobusëve “ 24 yjet”, i është shtuar edhe një udhëtar Ahmeti.
Autobusët me të cilët udhëtojnë kryeqytetasit dhe i pari i tyre nuk janë ndërruar edhe pse është premtuar reformimi i transportit publik në mesin e fushatës zgjedhore të kandidatit të Vetëvendosjes.
Para disa ditësh nën krytari i Prishtinës Dardan Sejdiu për 51 autobusët e premtuar i’a ka hedhur fajin Ministrisë së Financave se po e bllokon blerjen e autobusëve për trafikun urban.
Kur të vinë autobusët e rinjë do rritet edhe çmimi i biletës së autobusëve sipas Sejdiut, sepse, ai që udhëton dy stacione nuk mund të paguajë si dikush që hip në autobusë në “Gërmi” e shkon deri në stacionin e fundit.
Stacionet që nuk korrespondojnë me linjën 3 dhe 4 , nuk janë falas për pensionistët, ata që nuk e kanë fatin të banojnë në zonat që dërgojnë autobusët 3 dhe 4 duhet të paguajnë biletë sepse premtimi i Kryetarit Ahmeti për vozitje falas për pensionistët nuk është i zbatuar plotësisht.
“Kungjat” nuk i liruan trotuarët
Për kalimtarët e Prishtinës, trotuarët do jenë të kalueshme pa vetura në to kishte thënë i zgjedhuri i Prishtinës, por edhe pas shtyllave antipark veturat vazhdojnë të parkohen në trotuaret e kryeqytetit, në çdo pjesë të Prishtinës hasim në vetura të parkuara në trotuare.
Nëpër këto trotuare e vende të frekuentuara nga prishtinasit, gjejmë edhe qenë endacakë pikë kjo që është premtuar se do strehon gjithë qentë endacakë mirëpo këta të fundit ende vazhdojnë të krijojnë shqetësim për qytetarët.
Përveç këtyre lagjeve për gjithë Prishtinën është premtuar ujë pa ndërprerë, ky premtim është gjysmë i zbrazët sepse në lagjet e kryeqytetit ende janë të pranishme reduktimet e ujit.
Jo vetëm që do të ketë ujë për të gjithë por edhe do të ketë barazi për të gjithë është zotuar Ahmeti. Por tani kjo barazi në Prishtinë nuk është e pranishme ne interpretime të ndryshme, banesat që janë ndërtuar në Hjavali dhe ne ” Bunarin e Hajratit”, nuk janë të mjaftueshme për strehimin e gjithë nevojtareve në kryeqytet.
Ndërtesat për banim veç premtim
“Punët peng” të Isa Mustafës i ka trashëguar edhe Shpendi, mirëpo ai po vazhdon të zvarris këto punë duke i lënë pa kulm mbi kokë banorët e Prishtinës, banorët e Lagjes së Trimave u larguan nga kryetari nga ai vend mirëpo nuk i është gjetur një banim i përhershëm, ndërkohë as përkohësisht nuk janë larguar nga muret e rrënuara banorët e barakave në oborrin e Universitetit të Prishtinës, pranë fakultetit Filozofik.
Barazi në Prishtinë nuk po tregohet edhe me personat me aftësi të kufizuar, rrugët e kryeqytetit nuk kanë kalim të veçantë për këta persona.
Edhe për shërbyesit publik janë premtuar ndërtesa banimi me kushte që përputhen me pagat e tyre këto ndërtesa kanë ngelur peng i bërjes realitet të premtimeve parazgjedhore.
“Shëndeti në shërbim të zhvillimit” ishte edhe njëra nga pikat e Shpendit, por edhe kjo pikë i bashkohet listës se pa përmbushur, kjo për shkak se njëra nga shtyllat e kësaj pike ishte zonimi i qytetit, çdo banor e ka mjekun e vetë, çdo banor ka kartelën e vet digjitale.
Derisa arsimi në shërbim të zhvillimit si një nga bazat etike për shoqërinë nga Ahmeti është përmbushur në kontekstin e dhënies së shujtave për nxënësit e klasës 1 deri 5, por këta nxënes ende nuk janë liruar nga barra e rëndë e çantave të tyre edhe përkundër premtimit se do investojnë në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat, këto pajisje nuk janë siguruar për këta fëmijë sipas opozitës.
Edhe për të vegjëlit kishte menduar Ahmeti duke premtuar çerdhe në çdo zonë të kryeqytetit, deri tani janë ndërtuar dy çerdhen njëra në Mati 1 dhe tjetra në Besi, derisa tjerat të premtuara nga qeverisja Vetëvendosje priten të shihen.
Në kuadër të arsimimit është dhënë edhe premtimi për hapjen e bibliotekave të reja në Prishtinë, këto biblioteka për këto vite të qeverisjes Ahmeti nuk janë realizuar ende.

Ndërsa tek oborri e rreth Bibliotekës Kombëtare kundërmojnë erëra nga rrjedhja e ujërave të zeza, kundërmime që janë premtuar se do largohen nga Shpendi, këto kundërmime nuk nuhaten më në sheshin e Prishtinës, por vazhdojnë të pengojnë kalimtarët e rrugës ”Sheshi “Hasan Prishtina”

Ujërat e zeza janë problem edhe ne “Toukbahçe “ vizitorët e saj përballen me kundërmimin e tyre.


Transparenca zero

“Hapja e Komunës për qytetarë” ishte premtimi i radhës i kryetarit të tanishëm, në fillim të mandatit komuna nëntë muaj ishte pa zëdhënës pastaj erdhi në këtë post Fitore Pacolli e cila nuk qëndroi gjatë për shkak të ushtrimit të dy detyrave atë të shefes së kabinetit të kryetarit dhe zëdhënëses së Prishtinës, pastaj në vend të saj u vendos Adonis Tahiri edhe ky “kalimthi” qëndroi në këtë post.

Pas tij erdhi Miranda Mullafazliu e cila edhe përkundër postit të saj të zëdhënëses e solli komunën në fillimet e sajë si komunë pa zëdhënës kjo sepse ajo nuk është transparente me mediet.

Pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes ndërtimet pa leje të premtuara nga kandidati i VV-së se do të largohen e do merret leje për çdo ndërtim që të largohet pamja e deformuar e Prishtinës.

Sipas Shpendit janë mbi 40 mijë ndërtime pa leje, gjatë këtyre viteve qeverisje këto ndërtime kanë filluar të largohen por në masë të vogël dhe shpesh herë me keqkuptime nga pronarët dhe drejtorit të inspeksionit Xhelal Sfeqla.

Dhjetori i 2013–tës, e gjeti në objektin e komunës së Prishtinës Lëvizjen Vetëvendosje, një lëvizje që premtoi një modesti në shpenzimet komunale, modeste u tregua edhe në ruajtjen e unit qeverisës sepse nuk pranuan të bëjnë koalicion qeverisës me asnjë parti opozitare. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori