Situata e zjarreve vijon problematike edhe në ditën e parë të shtatorit në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit deri gjatë paradites së sotme, në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, 120 forca ushtarake, rreth 90 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
Qarku Shkodër- Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarrfikëset të mbështetur nga forcat e ushtrisë dhe punonjës të bashkisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët duke mos i lejuar ato t’i afrohen banesave dhe bizneseve. Terreni i thyer malor dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke vështirësuar punën e forcave dhe mjeteve.
Zjarri në Malin e Munellës është izoluar ditën e djeshme nga punonjësit e Njësisë Administrative, të cilët kanë punuar për disa orë me mjete rrethanore. Gjatë ditës së sotme këto forca do të punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre dhe pisha.
Qarku Lezhë- Në Malin e Rencit, Lezhë, vatra e zjarrit është riaktivizuar ditën e djeshme. Për të izoluar zjarrin kanë ndërhyrë zjarrfikëset, punonjësit e bashkisë, shërbimi pyjor dhe forca ushtarake. Pas disa orë punë është bërë e mundur që zjarri të shuhet. Si pasojë u dogj rreth 6 ha me ferra dhe dushqe.
Vatra e zjarrit në fshatin Berzanë të Lezhës u riaktivizua përsëri. Për shkak të situatës së vështirë është kërkuar edhe ndihma e forcave ushtarake. Pas disa orë punë është bërë e mundur që zjarri të fiket duke mos lejuar që flakët të përhapen në drejtim të zonave të banuara. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me ferra dhe dushqe.
Në fshatin Lajthizë, Mirditë ka pasur një vatër zjarri në një zonë malore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për të mos lejuar që zjarri të përparojë në drejtim të banesave. Mëngjesin e sotëm në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake të pajisura me pompa shpine për të shuar flakët.
Vatra e zjarrit në fshatin Skuraj të Kurbinit vijon të jetë aktive. Forcat dhe mjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.
Qarku Dibër- Zjarri në Malin e Theknit në Martanesh u riaktivizua ditën e djeshme. Zjarrfikëset dhe punonjës të Njësisë Administrative kanë punuar deri në mbrëmje për të izoluar zjarrin. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre dhe pisha. Forcat operacionale po punojnë edhe ditën e sotme për të izoluar vatrat e zjarrit.
Në fshatin Mazhicë, Bulqizë ka rënë zjarr. Për të izoluar flakët kanë punuar forca vullnetare të fshatit, të cilat kanë mundur të izolojnë vetëm zjarrin nga krahu i banesave. Vatrat e tjera janë aktive por nuk paraqesin rrezik për zonën e banuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 ha me shkurre dhe dushqe. Ditën e sotme po punohet për të izoluar vatrat e mbetura të zjarrit.
Qarku Tiranë- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në kodrat e fshatit Tilaj, Kavajë. Shërbimi zjarrfikës ka punuar deri në orët e mbrëmjes duke arritur të shuajë vatrat e zjarrit. Si pasojë u dogjën rreth 15 ha me shkurre dhe 20 rrënjë ullinj.
Qarku Elbasan- Zjarri i rënë disa ditë më parë në pyllin me pisha në fshatin Poroçan, Gramsh, vijon të jetë aktiv. Forcat e pyjores kanë punuar, por nuk kanë mundur që të izolojnë vatrat për shkak të sipërfaqes së madhe të zjarrit dhe terrenit të thyer malor. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme për të izoluar vatrat e zjarrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës