LAJMI I FUNDIT:

Më 1 mars fillon procesi i deklarimit vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Më 1 mars fillon procesi i deklarimit vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Më 1 mars fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas Ligjit të sipërpërmendur, deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).


Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publik, drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që në përputhje me afatet ligjore të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Në njoftim thuhet se në kuadër të përgatitjeve për procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka mbajtur takime këshilluese me rreth 170 zyrtarë kontaktues nga institucionet dhe organizatat që i nënshtrohen deklarimit të pasurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori