LAJMI I FUNDIT:

​Uashingtoni arreston agjenten ruse në ditën e takimit të presidentëve

​Uashingtoni arreston agjenten ruse në ditën e takimit të presidentëve

Një aktiviste pro-armëve me bazë në Uashington, që ishte e lidhur me Shoqatën Kombëtare të Pushkëve (NRA) është arrestuar me akuzë se ka spiunuar për Rusinë.

Maria Butina u akuzua për komplot, duke vepruar si agjente e Federatës ruse brenda SHBA-së, pa njoftim paraprak të avokatit të përgjithshëm të saj.

Butina, 29 vjeçe, u arrestua të dielën dhe sot u paraqit para një gjykate në Uashington, njoftoi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.


Ajo njihet si mbrojtëse e Aleksandr Torshinit, ish-bankier rus i shtetit, i cili u takua me Donald Trump Jr për darkë në kongresin të NRA-s në vitin 2016. Torshin u vendos nën sanksione nga SHBA në prill të këtij viti.

Një njoftimin për shtyp të Departamentit amerikan të Drejtësisë, thuhet se Butina kishte “zhvilluar marrëdhënie me persona amerikanë dhe organizata infiltruese që kishin ndikim në politikën amerikane, me qëllim të avancimit të interesave të Federatës ruse”.

Njoftimi për arrestimin dhe daljen para gjykatës së agjentes ruse, bëhet në ditën kur u takuan dy presidentët, Donald Trump dhe Vladimir Putin, kur veç temave tjera u fol edhe për hetimin e agjentëve rusë që vepruan në SHBA, ndikimin e inteligjentes ruse gjatë zgjedhjeve në SHBA dhe involvimin e FBI-së në këto çështje. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori