LAJMI I FUNDIT:

​Pence: Strategjia e izolimit të Phenianit po funksionon

​Pence: Strategjia e izolimit të Phenianit po funksionon

Strategjia e izolimit të Koresë së Veriut, e vendosur nga administrata e presidentit Donald Trump, nëpërmjet sanksioneve ekonomike, po funksionon, theksoi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence një ditë pas shpalljes historike të një samiti mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Në një komunikatë të mbajtur sot, Mike Pence ritheksoi se “fushata e presionit maksimal do të vazhdojë deri sa Koreja e Veriut të marrë masa konkrete, të përhershme dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor”.

Presidenti amerikan pranoi të enjten të marrë pjesë në një samit historik të propozuar nga lideri koreano-verior Kim Jong Un.


Samiti i paprecedentë do të zhvillohet në fund të majit në një vend që ende mbetet për t’u vendosur, për të arritur denuklearizimin e përhershëm, sipas Chung Eui Yong, këshilltari kombëtar koreano-jugor për Sigurinë, që përcolli mesazhin e kryetarit koreano-verior, të cilin e takoi në fillim të javës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori