LAJMI I FUNDIT:

​Ndërron jetë aktivisti kinez për të drejta të njeriut

​Ndërron jetë aktivisti kinez për të drejta të njeriut

Aktivisti kinez për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, dhe një ish i burgosur politik, Harry Wu, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Një fondacion, i themeluar nga Wu, tha se ai vdiq mbrëmë, ndërkohë që ishte në pushime me miqtë në Honduras.

Wu për dekada të tëra fliste kundër kampeve brutale kineze të punës, të njohura si “laogai”, të cilat u patën krijuar nga kryetari Mao Zedongu.


Vet Wu ishte dënuar në vitin 1960 me burgim të përjetshëm, pasi kishte folur kundër Bashkimit Sovjetik, që ishte aleat i Kinës.

Ai u lirua në vitin 1979, pas 19 vitesh pune të detyrueshme në minierat e qymyrit, pastaj në ndërtim të rrugëve, si dhe punës në tokat bujqësore.

Ai ishte rrahur, torturuar, dhe pothuajse kishte vdekur nga uria, e gjithashtu kishte qenë dëshmitar në vdekjet e shumë të burgosurve të tjerë në burgjet kineze, si pasojë e brutalitetit, urisë dhe vetëvrasjeve.

Në vitin 1985,Wu udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi punën për ngritjen e vetëdijes lidhur me kamp et e detyrueshme të punës në Kinë.

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori