LAJMI I FUNDIT:

​Kupa e Botës, Putin premton se Rusia do të bëjë organizim spektakolar

​Kupa e Botës, Putin premton se Rusia do të bëjë organizim spektakolar

Rusia ka nisur numërimin mbrapsht për Kupën e Botës në futboll 20018, në Sheshin e Kuq të Moskës, me një event të dizenjuar enkas për ti dhënë njerëzve shijen e asaj çka do të presin në atë periudhë.

Të mbledhur para mureve të Kremlinit, fansat shijuan nga afër një shfaqje, ku dhjetëra të rinj parakaluan me fanellat e 16 ekipeve të ndryshme, mes tyre Italia, Spanja dhe Gjermania, tre fitueset e fundit të Kupës së Botës dhe sigurisht Rusia që do të jetë vendi organizator i kupës së radhës.

Të pranishëm në ceremoni, ishin edhe lojtarë të famshëm si Lothar Matthaus nga Gjermania, mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta dhe spanjolli Fernando Hierro.

Teksa iu adresua pjesëmarrësvee përmes një ekrani gjigand, presidenti rus Vladimir Putin, premtoi një gosti të jashtëzakonshme të futbollit në 2018.


“Ne gjithnjë i mirëpresim të lumtur vizitorët. Premtojmë se do të organizojmë një event sportiv spektakolar. Jam i sigurtë se do të shkruajmë historinë e futbollit. Fat të mbarë të gjithëve. Shihemi në Rusi në 2018” tha Putin.

Ndërsa Colin Smith, drejtori i konkurren cës në FIFA, tha se organizimi që Rusia do t’i bëjë Kupës së ardhshme të botës do të shënjojë një pikë kthese në historinë e futbollit dhe për fansat e futbollit qark botës.

Pasi ndoqën nga afër ceremoninë e përgatitur për ta, fansat e shumtë u zhvendosën nga Sheshi i Kuq drejt fqinjit Manezhnaya, ku u lëshuan në qiell qindra tullumbace të kuqe dhe të florinjtë.

Tashmë Rusisë i mbeten plot 1 mijë ditë për të organizuar eventin më të pritur në mbarë botën, kupën e botës 2018. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori