LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Gjuha denigruese e politikës po shtrihet edhe jashtë saj

​Krasniqi: Gjuha denigruese e politikës po shtrihet edhe jashtë saj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se gjuha denigruese është duke u përfshi në skenën politike të Kosovës, ku sipas tij “kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të quajtur ose vetëquajtur intelektual, që nuk kursehen për t’i quajtur të tjerët me lehtësi ‘kriminel’?!”

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Gjuha denigruese e politikës po shtrihet edhe jashtë sajë?!


Disa herë viteve të fundit kam folur e shkruar për gjuhën e komunikimit në politikën shqiptare, por kjo gjuhë denigruese i ka përfshirë edhe disa të quajtur ose vetëquajtur intelektual, që nuk kursehen për t’i quajtur të tjerët me lehtësi “kriminel”?! Kështu si ka nisë secili – secilin mund ta quan kriminel?! Se ku do të na shpie kjo mushkë, askush nuk e di!

Nuk ka dyshim se ketë gjuhë e kanë mbjellë politikanët “foshnjor”, por, ketë gjuhë nuk do të duhej ta përdornin “majat” e gazetarisë “intelektuale”.

Çka tregon kjo?

Kjo tregon siç thotë populli: “Çka të mbjellësh korrë”. Ose nëse “mbjellë erë korrë furtunë”. Ketë që po e them, më se miri e konfirmojnë zhvillimet politike të këtyre dite në skenën politike, e se fundi edhe individ jashtë politikës po e marrin mësimin që nuk duhej ta merrnin nga gjuha politike që ka degraduar shumë. Kjo do të thotë se e keqja përhapet e përvetësohet më lehtë e më shpejtë! Si po duket gjerat e mira kanë peshë të madhe, e peshat e mëdha kërkojnë kurrize të forta!

Të shpresojmë se kjo gjuhë është aty nga fundi?! E kur të shkon e keqja në fund, ndoshta, pastaj fillon të ngritët në cilësi, si në jetën politike e po ashtu edhe në atë intelektuale e mediale. Politikanët e mirëfilltë dhe intelektualët me kulturë e taban kombëtar, nuk duhet të përzihen në ketë gjuhë, sa të pa kulturë e po aq edhe denigruese!

Vendi ynë ka nevojë për më shumë edukate e më shumë kulturë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori