LAJMI I FUNDIT:

​Kosova U21 vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë

​Kosova U21 vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë

Kosova U21 sot ka mbajtur stërvitjen e radhës, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Skuadra ende nuk ishte e kompletuar, ku munguan disa lojtarë, mirëpo sot Kosovës i është bashkuar ardhja e re Arton Zekaj, si dhe një ndër lojtarët kryesor të skuadrës, Lirim Kastrati.

Gjatë kësaj seance stërvitore, trajneri Rafet Prekazi punoi me të gjithë lojtarët me një intensitet të mesëm dhe kryesisht u fokusua në mënyrën e ndërtimit të aksioneve.


Forma e futbollistëve dukej e mirë, derisa entuziazmi për këtë ndeshje vërehet te të gjithë futbollistët. Pas stërvitjes së parë, prurja e re Arton Zekaj u shpreh se është krenar që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën dhe se ndeshja ndaj Anglisë do të jetë një test i vështirë.

Ndërsa Lirim Kastrati u shpreh se stërvitja shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se shpreson në rezultat pozitiv në këtë ndeshje

Kastrati foli edhe rreth situatës të krijuar së fundi mes tij dhe trajnerit të Përfaqësueses A të Kosovës, Bernard Challandes.

Ai tha se tanimë gjithçka është sqaruar dhe se do të jetë gjithmonë aty ku Kosova ka nevojë për ndihmë. Kosova renditet e para në grupin e saj, me gjithsej 6 pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Anglia ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje kualifikuese dhe për “Tre Luanët”, Kosova do të jetë testi i parë në synimin e tyre për të kualifikuar në Euro 2021.

Ndeshja Kosovë-Angli zhvillohet më 9 shtator, me fillim nga ora 20:45, në Hull të Anglisë.

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori