LAJMI I FUNDIT:

​Kehoe: Irlanda do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB

​Kehoe: Irlanda do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha priti  sot në një takim, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Paul Kehoe.

Në takimin e përbashkët në mes të dy delegacioneve, ministri Berisha së bashku me ministrin e Republikës së Irlandës, Kehoe biseduan për bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Kosovës dhe Republikës së Irlandës, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Irlandës si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

“Ministri Rrustem Berisha, ka falënderuar ministrin e Republikës së Irlandës Paul Kehoe për bashkëpunimin e deri tashëm dhe për ndihmën që Irlanda ka dhënë dhe po jep për Kosovën, duke e njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


Pas takimit të dy ministrat dhanë nga një deklaratë për media. Ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Patëm nderin dhe kënaqësinë që ta presim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Irlandës,  Paul Kehoe të cilin e njoftuan në pika të shkurta me të arriturat e FSK-së, me progresin e FSK-së, sidomos me integrimin e komuniteteve jo shumicë, pjesëmarrjen e gjinisë femërore në strukturat e FSK-së, me objektivat dhe synimet tona si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në FAK. Në të njëjtën kohë e falënderuam ministrin e mbrojtjes Kehoe, për mbështetjen dhe për përkrahjen që na kanë dhënë në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe sidomos pas luftës, e që vazhdojnë të japin edhe tani në kuadër të KFOR-it. Gjithashtu e falënderuam ministrin për faktin që Irlanda ka qenë ndër të parët që e ka njohur pavarësinë Kosovës. Biseduam edhe për avancimin e bashkëpunimit të dy ministrive në fushën e sigurisë dhe për modelet e bashkëpunimit, dhe se shumë shpejtë do ta nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive në fushën e sigurisë”.

Ndërsa, ministri i Republikës së Irlandës, Paul Kehoe falënderoi ministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe para mediave ndër të tjera deklaroi: “Jam i nderuar që jemi siç e përmendi ministri Berisha, ndër vendet e para që kemi njohur Pavarësinë e Kosovës. Është vizita e ime e parë në Kosovë, qëllimi i saj ishte vizita e pjesëtarëve të KFOR-it Irlandez, gjithashtu kam nderin që të jem këtu në mesin e juaj. Me ministrin biseduam për çështje të ndryshme siç është liberalizimi i vizave, integrimi në Bashkimin Evropian, në Kombet e Bashkuara etj.

Ne do të ju afrojmë ndihmën tonë të pakursyer në këto procese, dhe do të jemi gjithmonë pranë jush posa ti plotësoni kërkesat relevante. Gjatë rrugëtimit e pashë që Kosova ka një të ardhme të ndritshme bazuar në progresin e bërë. Me ministrin biseduam edhe për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në përgatitjen e memorandumin të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori