LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Në kohën kur ishim refugjatë, Kryqi i Kuq ishte pranë neve

​Haradinaj: Në kohën kur ishim refugjatë, Kryqi i Kuq ishte pranë neve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin për nder të 8 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se, për të është një moment ndryshe nga përditshmëria, sepse jeta është më shumë se partitë politike, qeverisja e shumë sfera tjera të jetës, ajo është një dimesion, të cilin me kujdesin më të madh e përfaqëson për jetën e qytetarëve, Kryqi i Kuq, i cili është angazhuar ndër dekada për qytetarët e Kosovës, për mirëqenien e tyre, shëndetësinë dhe, po ashtu për t’iu përgjigjur edhe shumë pyetjeve mjaft të ndjeshme, siç është çështja e të pagjeturve dhe çështje të tjera duke shtuar edhe faktin se Kqyri i Kuq në Kosovë funksionon në bazë të ligjit dhe si i tillë jo vetëm që ka statusin ligjor, por edhe gjithë parametrat e tjerë, që e bëjnë një partner serioz të të gjitha organizatave ndërkombëtare.

“Në kohën kur ishim refugjatë e të zhvendosur, në kohën kur kishim vështirësi në furnizim, kur kanë munguar barërat, në kohëra kur ishim në rrezik, kishte aktivistë nga Kryqi dhe Gjysmëhëna e Kuqe nga mbarë bota që na u gjendën pranë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se Qeveria duhet të jetë e guximshme, të veprojë në bazë të ligjit dhe të garantohet edhe financim bazë për Kryqin e Kuq, të rregullohet edhe objekti për të, i cili është objekt i trashëgimisë kulturore, si dhe të sigurohet përkrahja për ndërtimin e një depoje qendrore të rezervave, praktikë e shumë vendeve.


Kryeministri Hardinaj potencoi edhe faktin e rritjes së aksidenteve në Kosovë, ai tha se po mungon aftësia e mirë ose kujdesi, prandaj për këtë, dhënia e ndihmës së parë është e rëndësishme dhe dhënia e kursit do të ishte mirë të jepet me një kosto më reale nga Ministria e Transportit.

“Ne do të përkrahim Kuqin e Kuq të Kosovës, Gjysmëhënën e Kuqe edhe për faktin se kemi besim të plotë në lidershipin e Kryqit të Kuq të Kosovës, zonjën Feride Hyseni dhe të tjerët, të cilët kanë dhënë shumë nga vetja në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie dhe pa kurrfarë dallimi të ndonjë përkatësie tjetër”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, kryetarja e Kryqit të Kuq në Kosovë, Feride Hyseni, tha se Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ndër vite ka bashkëpunuar dhe përkrahur Kryqin e Kuq të Kosovës në zhvillimin dhe përsosjen e programeve, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si komponentë e Lëvizjes, përveç bashkëpunimit të përgjithshëm, kontribut të veçantë ka, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Agim Gashi, shef i Misionit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë, tha se është shumë e rëndësishme përkrahja institucionale shtetërore për Kryqin e Kuq, e cila reflekton dhe rezulton progres në rrafshin global dhe atë humanitar. “Ne vazhdojmë ta përkrahim Kryqin e Kuq të Kosovës në fusha të ndryshme me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale, gjithmonë duke synuar të ndërtojmë procesin e ndërtimit të një shoqate të fuqishme që zhvillon aktivitete në përputhshmëri të plotë me standarde të parimeve të Lëvizjes së Kryqit Kuq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori