LAJMI I FUNDIT:

​Google paguan hakerët që gjejnë gabime në aplikacionet e Androidit

​Google paguan hakerët që gjejnë gabime në aplikacionet e Androidit

Google shpreson se do të përmirësojë kualitetin e aplikacioneve në Play Store me prezantimin e programit të ri bounty, i cili në tërësi është i ndarë nga ai i kaluari.

Kompania do të fokusohet në gjetjen e gabimeve në ueb faqe dhe sistemin operativ. Programi i ri do t’u paguajë para hakerëve, të cilët do të gjejnë dobësi në aplikacionet e Androidit.

Hakerët duhet që zbulimet e veta t’ua paraqesin zhvilluesve dhe të bashkëpunojnë me ta, para se të lajmërojnë dobësitë në platformën HackerOne, transmeton KosovaPress.


Google premton 1000 dollarë për secilin problem, i cili iu përgjigjet kritereve të vendosura nga kompania.