Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka lavdëruar sot mbajtjen e zgjedhjeve në vend, duke thënë se tash pret formimin e qeverisë së re të Kosovës, e cila do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve të saj.
Këto komente ambasadori amerikan i bëri me rastin e ceremonisë për të diplomuarit e programeve studimore master, të cilët i ka përgëzuar për të arriturat e tyre.
Duke folur rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, Delawie tha se ato ishin demokratike dhe se u takon tash të zgjedhurve të ri të popullit që të formojnë qeverinë e vendit.
“Këtë javë vendi juaj po ashtu arriti diçka të rëndësishme me mbajtjen e zgjedhjeve demokratike të dielën dhe ju dhe bashkëqytetarët tuaj kanë folur dhe tash puna qëndron te përfaqësuesit e ri të zgjedhur që të formojnë qeverinë që do të punojë në interesin më të mirë të juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet fer dhe kredibile janë esenciale për demokracinë”, ka thënë Delawie, transmeton KP.
Delawie duke iu drejtuar të diplomuarve të programeve studimore master, tha se ata kanë marrë shkathtësi dhe dijeni të thella, por ajo që do të bëjnë tash është pjesë e përkushtimeve të vërteta në suksesin afatgjatë.
Ai ka porositur ata që të punojnë për të mirën e vendit të tyre, pasi që Kosova ka nevojë për investime më të mëdha, duke thënë se me padurim pret se çfarë ata do të bëjnë në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës