LAJMI I FUNDIT:

​Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

​Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

Shqiptari i rritur në Gjermani, suksesin e madh në fushën e vallëzimit në shtetin bavarian, e ka zgjeruar po synon ta zgjerojë edhe në fushën e muzikës.

c vlonjati që u lind në Shqipëri ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani, ka publikuar projektin e parë muzikor, ku ka realizuar këngën ‘Puro’ të cilën e ka sjellë edhe me videoklip.

https://www.youtube.com/watch?v=mVdkz1i7xzA


Kënga është ritimike, ndërsa pritet që të jetë hit veror. Por kush është Arditi?

Edhe pse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion. Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike. Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel.

Fiziku i Arditit, u kishte rënë në sy edhe markave të njohura botërore, imazhi i të cilit u përdor edhe në reklamat e ‘Mercedes Benz.

Arditi aktualisht është duke ndjekur edhe një karrierë të aktrimit në teatër. Thotë se pasioni i tij janë arti dhe filozofia. Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të cilët në fillim ishin skeptikë për suksesin e Arditit në fushën e artit, ai është duke vazhduar ta ndjek këtë ëndërr. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori