LAJMI I FUNDIT:

​Anglia ka sulmin më të mirë në Evropë

​Anglia ka sulmin më të mirë në Evropë

Sipas një hulumtimi taktik dhe teknik, duket se për favoritwt e Europianit, Anglia ka sulmin më të mirë në Evropë.

Harry Kane, Wayne Rooney, Daniel Sturridge, Jamie Vardy, Danny Welbeck, Raheem Sterling dhe Theo Walcott do të jenë në skuadrën e Roy Hodgson në Euro 2016. Dhe janë lojtarë shumë potentë që mund të bëjnë diferencën e plotë me rivalet e tjerë.

Asnjë skuadër pretendente si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia nuk e ka të kompletuar repartin e sulmit, sikundër do te shfaqen anglezet këtë qershor, duke dhënë sinjalin e parë në fitoren në Gjermani me skuadrën e Lew 2-3.

Gjermania është ende në dorë të disa veteranëve dhe mesfushorëve. Francës pritet t’i mungojë Benzema, Belgjika ka lojtarë jashtë forme Italia nuk ka asnjë sulmues që të ketë më shumë se 4 gola të shënuar me kombëtaren, ndërsa spanjolli që ka shënuar më shumë në La Liga është 35-vjeçari Aduriz.


Tek “Luanët”, tekniku Roy Hodgson ka luksin të ketë një grup sulmuesit ndër më të mirët në Europë dhe për të nis dhimbja e kokën për të zgjedhur se cili do të luajë mes Wayne Rooney, Harry Kane, Jamie Vardy, Daniel Sturridge dhe Danny Welbeck.

Problemi i vetëm mund të vijë nga fakti se të gjithë luajnë në Premier League, por njëkohësisht këtu del në pah treguesi se në Serie A golashënuesit më të mirë janë nga Amerika Latine, spanjolli që ka shënuar më shumë në La Liga është Artiz Aduriz, i cili është 35-vjeç.

Në Bundesligë golashënuesi më i mirë është polaku Robert Lewandowski që këtë verë do të jetë kundërshtari i Gjermanisë, që gjithsecili mbetet favoritja kryesore për të fituar kampionatin evropian, krahas Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori